Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Edhe ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.