UEFA ka shpallur portierin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, si lojtarin më të mirë të turneut ”Euro 2020”.
Portjeri italian ka bërë një paraqitje spektakolare gjatë ketij kompeticioni i cili ka qenë përcaktues ne ecurine e axurrëve në kampionatin europian, duke çuar trofeun më në fund pas dekadash në Itali.
Pritjet e tij përcaktuese përgjatë gjithë “Euro 2020”, por sidomos në seritë e 11-metërshave në gjysmëfinalen ndaj Spanjës dhe në finalen ndaj Anglisë, bënë që të vlerësohej si më i miri i turneut.