340 mijë doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë me një postim në Facebook se kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.