LEZHË- Mbrëmjen e sotme është grabitur një furrë buke në qytetin e Lezhës, në lagjen ‘Beslidhja’.
Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.