TIRANË- Një 22 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi së bashku me anëtarët e grupit ka përfituar 38 mijë euro për një periudhë 1-vjeçare. 22-vjeçari është identifikuar me inicialet E. K. i cili ishte i shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se më 1 korrik të vitit 2020 janë arrestuar edhe 10 anëtarët e grupit të cilët mashtronin qytetarët në ‘Facebook’ duke përfituar kështu shumë të mëdha parash. Ndërsa vetëm 22-vjeçari ishte anëtar i grupit i cili nuk ishte arrestuar në kërkim por ishte shpallur në kërkim.
Ndaj 22-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mashtrim Kibernetik”.
Si e organizonte grupi punën?!
22- vjeçari së bashku me antarët e grupit për gati 1 vit kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.
Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.