TIRANË- Asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se si rezultat i 3439 testimeve kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Krahasuar me ditën e djeshme kemi një ulje të rasteve poztive, pasi dje janë regjistruar 21 raste.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto Bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.
Aktualisht në spitalin COVID-1 po marrin trajtim vetëm 6 pacientë. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjeku Dhimitër Kraja bëri me dije se këta pacientë i përkasin moshës mbi 65 vjeç e ndërsa theksoi se janë të pavaksinuar dhe nuk e kishin kaluar më parë koronavirusin.
Në të gjithë vendin janë 160 pacientë aktivë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.081 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Numri total i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132.697, ndërsa ai i viktimave 2.456.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Statistika (19 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3439
Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1