Aktivistë, Gazetarë dhe Avokatë në të gjithë botë kanë rënë pre e përgjimeve nga qeveritë autoritare, në saj të një ‘malware’ (software spiunimi), i instaluar në telefonat e tyre. Këto softuer spiunimi u janë shitur qeverive autoritare nga një firmë izraelite e mbikëqyrjes, deklarojnë raportet e bëra publike së fundmi.
Në listë janë përfshirë deri në 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e kompanisë, NSO, të marra nga agjencitë më të mëdha të lajmeve. Nuk është e qartë nga lindi lista apo telefonat e të cilëve ishin hakuar në të vërtetë. Por NSO mohon çdo keq bërje.
NSO, deklaron se softueri është menduar për përdorim kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe u vihet në dispozicion vetëm agjencive ushtarake, të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës nga vendet me të dhëna të mira për të drejtat e njeriut.
“Projekti Pegasus tregon hapur se si spiunimi i NSO është një armë në duart e qeverive shtypëse që kërkojnë të heshtin gazetarët, sulmojnë aktivistët dhe duke kërcënuar kështu mijëra jetë” tha Agnes Callamard, Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International.
Pretendimet në lidhje me përdorimin e softuerit, të njohur si Pegasus, u bënë të Dielën nga Washington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 organizata të tjera mediatike në të gjithë botën.
Pegasus prek iPhone dhe pajisjet Android për të mundësuar operatorët të nxjerrin mesazhe, foto dhe email, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona.
Testet mjeko-ligjore në disa telefona me numra në listë treguan se më shumë se gjysma kishin gjurmë të spyware.
Gati 600 politikanë dhe zyrtarë, dhjetra drejtues biznesi dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, disa krerë shtetesh dhe mbi 180 gazetarë, përfshirë Cecilio Pineda, një gazetare meksikan që mbulonte krimin, çështjet sociale dhe korrupsionin dhe u qëllua për vdekje në Mars 2017.
Gazetarët që punojnë për The Associated Press, Reuters, CNN, The Wall Street Journal, Le Monde dhe The Financial Times janë në listë. Të paktën pesë gazetarë hungarezë gjithashtu besohet se janë spiunuar nga autoritetet.
Në listë përfshihen edhe njerëz të afërt me Jamal Khashoggi, kolumnisti i Washington Post i vrarë brutalisht në ambasadën Saudite në Stamboll në Tetor 2018, e fejuara e tij Hatice Elatr, djali i tij, Abdullah dhe gruaja Hanan Elatr.
Raporti i “Projektit Pegasus” kanë sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes sesi rrjeti I spiunimit NSO Group po përdoret për qëllime politike.
Në vitin 2019, WhatsApp dhe kompania e saj mëmë Facebook paditën NSO Group në gjykatën federale të SHBA në San Francisco, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e një defekti në shërbimin e mesazheve të koduara duke përgjuar të paktën rreth 1,400 përdorues. NSO Group mohon akuzat.
Kompania izraelite u padit vitin e kaluar në Izrael dhe Qipro, paditësit përfshijnë gazetarë të Al-Jazeera si dhe gazetarë dhe aktivistë të tjerë të Katarit, Meksikës dhe Saudite të cilët thonë se spiunet e kompanisë u përdorën për t’i hakuar ata.
Vitin e kaluar, një gjykatë izraelite hodhi poshtë një proces gjyqësor të Amnesty International, i cili kërkonte heqjen e licencës së eksportit të NSO, duke përmendur prova të pamjaftueshme.
NSO Group është tregtari i vetëm i spyware komercial. Por sjellja e saj ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe kritikët thonë se kjo është me arsye të arsyeshme.