PRISHTINE- Janë publikuar pamjet e para të arrestimit të këngëtares Fjolla Morina në Prishtinë. Në videon e publikuar nga “Prive”, këngëtarja e njohur shihet me pranga në duar, ndërsa është e veshur me një fustan jeshil me lule, syze dielli ndërsa flokët i ka kapur.
Fjolla shihet në shoqërinë e disa personave, teksa diskuton me policët. Ajo ndodhet përpara dyqanit që mban emrin e vajzës “Alayah”. Morina u arrestua mesditën e sotme në Prishtinë dhe pritet të vijë në Shqipëri, ku e pret dënimi prej 6 vitesh burg për ‘trafik armësh dhe municionesh’.