ITALI– Hodhi gabimisht kokainën në vendndodhjen e gabuar! Kjo ishte lëvizja që vuri në pranga pilotin 28-vjeçar nga Roma. Teksa tentoi të imitonte filmin “Narcos” me Tom Cruise, tre muaj më parë i riu lëshoi një ngarkesë kokaine nga avioni, por në vendndodhjen e gabuar në ishullin e Serdenjës.
Avioni kishte lëshuar thesin me rreth 9 kg kokainë në një vilë në Baratili San Pietro, por jo në duart e trafikantëve që e prisnin në tokë. Çanta me paketat e drogës kishte rënë në një shtëpi ku kishte bërë zhurmë duke thyer panelet diellore, duke bërë që të zotët të thërrisnin autoritetet.
Gabimi solli arrestimin e pilotit nga karabinierët e Oristano pas disa muajsh hetime. Francesco Rizzo, piloti 28 vjeçar nga Roma i cili ka shumë orë e eksperiencë fluturimi mbi supe.
I riu ishte kapur në aeroportin Cagliari-Elmas ku po merrte avionin që pilotonte për një kompani hungareze.