Policia njofton se u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.