DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në Hamallaj, ku makina me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç, ka përplasur nga mbrapa makinën me drejtues shtetasin B. D.
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja që ndodhej te makina e parë, shtetasja me iniciale E.H.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.