Sot gjykata pritet që të japë masën e sigurisë për katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh. Prokuroria kërkon mbylljen në qeli për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen shtetasve të shpallur në kërkim.
4 shtetas janë shpallur në kërkim, mes tyre tre të huaj dhe një shqiptar, ku dyshohet se kanë shkuar jashtë vendit. Së fundmi janë bërë edhe një numër i ri i konsiderueshëm, denoncimesh në lidhje me këtë skemë mashtrimi.
Shtetësja kamerunase, Marie Goufan, 31 vjeçe, ka deklaruar në gjykatë se ndodhej në Tiranë pasi kishte njohje me djalin tjetër nga Kameruni Donad Anu dhe se kishte ardhur për të nisur një jetesë të re më të këtu në Tiranë. Ndërkohë nga ana tjetër, 34-vjeçari nga Kameruni ka thënë se ai ishte në Tiranë për turizëm, duke krijuar përplasje në deklaratat e tyre.
Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.
Janë arrestuar Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, teksa ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problematikë, atë që shtetas të huaj qëndrojnë pa dokumente në Shqipëri. Për këtë grup kriminal ka prova të mjaftueshme që i implimikon ato, teksa mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.