Dita e sotme do të jetë më e nxehta e verës pasi temperaturat pritet të shkojnë në 43 gradë celcius. Kjo valë e të nxehtit Afrikan do të qëndrojë gjatë. Ultësira Perëndimore do të shënojë vlera me 40 gradë, duke kulmuar të mërkurën e të enjte në 43 gradë celcius. Vala e të nxehtit afrikan janë në orën 15:00-16:00. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Më freskët do të jetë Librazhdi deri në Devoll ku termometri do të jetë 36 gradë.