ANGLI- Videoja e mëposhtme tregon atë që konsiderohet si vjedhja e dekadës. Dailymail shkruan se kjo vjedhje ndodhi në argjendarinë Boodles në Londër, nga një grua 60-vjeçare.
Ajo arriti që të vjedh gurë të çmuar me vlerë 4.2 milion paund para syve të stafit të argjendarisë. Fillimisht ajo u paraqitë si një argjendare me emrin ‘Ana’, dhe organizoi një inspektim të 7 unazave me diamante. Sa mori çantën me unazat në dorë, ajo e ndërroi atë me çantën që kishte vetë, parafytyrës së punonjëses.