Një aksident me vdekje është shënuar në Bujqës të Elbasanit! Mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë vetëm 3 vjeç.
Ndërkohë që shoferja e mjetit dhe nëna e të miturit, 38-vjeçarja Olsjona Maloku është në spital, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet e aksidentit.