Vendi ynë si dhe rajoni prej disa ditësh po kalojnë ditë të vështira për shkak të vatrave të zjarrit të cilat kanë djegur dhe shkrumbuar me mijëra hektarë tokë.
Në pamjet që NASA ka publikuar për zjarrin në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, mund të shihen qartë edhe ‘aktiviteti’ i flakëve në 24 orëve të fundit në vendin tonë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarret në vendin tonë janë fokusuar në jug të vendit, por vatra të mëdha zjarri shihen edhe në veri.
Situata duket e rëndë në zonën e Vlorës dhe përreth, ku pikat e kuqe tregojnë zjarret aktive gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë një pjesë e vatrave të zjarrit në vendin tonë janë arritur të izolohen, por ende mbeten aktive disa të tjera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në raportin e radhës për gjendjen situatës së zjarreve në vend.