Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,48 miliardë.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org” ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 780 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 508 milionë e 660 mijë doza, SHBA-ja me 351 milionë e 930 mijë, Brazili me 152 milionë e 990 mijë, Japonia me 102 milionë e 910 mijë, Gjermania me 95 milionë e 330 mijë, Britania me 86 milionë e 610 mijë, Turqia me 78 milionë e 552 mijë, Franca me 77 milionë e 630 mijë, Indonezia me 75 milionë e 660 mijë, Meksika me 72 milionë e 490 mijë, Italia me 72 milionë e 160 mijë, Rusia me 66 milionë e 370 mijë dhe Spanja me 59 milionë e 110 mijë doza.
Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave
Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 78.552.659 doza të vaksinës.
Vaksinat që janë në përdorim ose që janë lejuar për përdorim emergjent deri më sot, administrohen me dy doza dhe intervale. Për këtë arsye numri i dozave të administruara nuk nënkupton se ka përfunduar vaksinimi për të njëjtin numër të individëve.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 204 milionë e 287 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 320 mijë.