Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë pas tentativës së dështuar të arratisjes. Gjykata e Tiranës ka caktuar izolim 3 muaj për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen. Prokuroria kërkon t’i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës.
Mbi të tre rëndojnë 1 akuza të tjera veç dënimeve që vuajnë tashmë: 14 vite Arbër Çekaj për trafik droge dhe grup kriminal pasi iu kapën 613 kg kokainë, Fatmir Pjetri për grabitje me armë e dhunë në ‘grupin e babagjyshërve, dhe Çepele i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh. Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s’do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.
Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet dy ditë më parë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.