Policia e Fieri ka arrestuar një tjetër person për zjarrvënie si dhe ka proceduar një grua.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Xhemil Vrenozi, 59 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier, pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.
Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasja J. M., banuese në Grykë, Fier, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.