Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë.
Nga 2183 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.
Për 15 ditëshin e parë të gushtit për vitin 2020 dhe 2021 dhe u vu re se infektimet për të njëjtën periudhë ishin më të larta për 1-15 gusht 2021 se sa në 2020 dhe kjo duket se lidhet edhe me konfirmimin e variantit Delta në Shqipëri, i cili është më infektues. Nga data 1 deri në 15 gusht 2021 ka pasur 2797 raste të reja, ndërsa në 15 ditëshin e parë të gushtit të 2020 numri i infektimeve ishte 1984.
Megjithatë lajmi i mirë është se pavarësisht infektimeve për të njëjtën periudhë 1-15 gusht numri i fataliteteve nga COVID-19 është më i ulët për 2021 ku janë regjistruar vetëm 7 humbje jete, krahasuar me 1-15 gusht 2020 janë shënuar 68 humbje jetë si pasojë e virusit.
Statistika (16 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183
Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste Aktive 2,981
Humbje jete 2,466
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35