TIRANË– ‘Braktisja e Afganistanit nga SHBA, e ka nxitur Serbinë të hedhë sërish sytë nga Kosova. rjjeti ka shpërthyer me paralajmërime se shqiptarët do braktisen njejtë nga SHBA dhe kështu Serbia do ta ketë rrugën e hapur.
Shumë figura publike dhe qytetarë serbë po publikojnë foto me mbishkrimin:
Vietnam, Afganistan, a është Kosova vendi i rradhës?
Këto postime në Twitter nuk janë pritur aspak mirë nga përdoruesit shqiptarë.
Disa nga përdoruesit serbë kanë etiketuar ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun dhe e kanë pyetur se ç’do të bëjë Kosova kur amerikanët të largohen. Nga ana e Kosovës akoma nuk ka një reagim në lidhje me këto postime.