Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin ka rezultuar fatal për 6-vjeçarin i cili u përplas nga një mjet teksa po kalonte rrugën me familarët e tij, ai u ka ikur familjarëve nga duart.
I mituri u dërgua me urgjencë në spital por si duket nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve 6 vjeçari ishte me origjinë nga Burreli por jetonte me familjen në Angli. Ata kishin ardhur për pushime verore në Shëngjin.
Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi në polici shoferin i cili shkaktoi aksidentin.