Radhë të gjata janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në doganën e Kakavijës. Udhëtarët shqiptare, kryesisht emigrantë që kthehen në vendet e punës në shtetin fqinj kanë pritur për orë të tëra në temperatura të larta, ku autokolona e makinave shkon deri në 1 km.
Burime nga pika kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se pala shqiptare punon me 4 sportele ndërsa ajo greke me dy të tillë. Po kështu një arsye tjetër e radhëve të gjata është testimi për Covid-19. Të gjithë udhëtarët e linjave të autobusëve duhet t’i nënshtrohet rapid testit në doganën greke. Ndërsa për ata që udhëtojnë me automjete personale testimi bëhet me përzgjedhje nga mjekët greke.
Pika kufitare e Kakavijës është dogana me e madhe tokësore në vend dhe si e tillë çdo vit në muajin gusht është përballur me fluks te shtuar të emigranteve që kthehen në Greqi.