Turmat jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit vazhdojnë të rriten pas çdo dite që kalon nën sundimin taleban. Ajo që nisi fillimisht vetëm me disa qindra familje jashtë rrethrrotullimit që çonte në hyrjen kryesore të aeroportit me 15 gusht, tani ka rritur në mijëra burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar për tu larguara.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga të shtënat dhe turmat që shkelnin njëri-tjetrin dhe janë vrarë dhe më shumë se 10.000 u evakuuan të hënën, ndërkohë që afati përfundimtar për largimin e afganëve po afron.
Udhëheqësit evropianë kanë shtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të mbajnë trupat në Kabul edhe pas 31 gushtit, teksa përgatiten për një samit special të G7 të martën. Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron po e shtyjnë Joe Biden që të zgjasë afatin e 31 gushtit.
Edhe pse një zgjatje afati duket ‘e pamundur sipas ministrit të mbrojtjes britanik, I cili deklaroi se ka shumë pak gjasa që mund të ndryshojë qëndrimi amerikan.
Ky vendim, sipas tyre, do të ndihmojë në evakuimin e mijëra shtetasve të huaj, si dhe afganë që punuan ose mbështetën operacionin e NATO-s të udhëhequr nga amerikanët. Gjithashtu, Gjermania po bisedon me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe aleatët e tjerë në mënyrë që të mbajë aeroportin e Kabulit të hapur për evakuime përtej 31 gushtit, tha ministri i Jashtëm, Heiko Mass.
Por, talebanët ditën e djeshme kanë këmbëngulur që forcat perëndimore duhet të përfundojnë evakuimet deri në fund të muajit, përndryshe do të ketë pasoja të rëndë, duke paralajmëruar tensione të shumta. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se po rrit përpjekjet e tij të verifikimit dhe evakuimit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u shpreh se duke filluar nga 22 gushti, 28 fluturime ushtarake amerikane evakuuan afërsisht 10.400 njerëz nga Kabuli.