GJIROKASTËR- 5 të persona kanë humbur jetën si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në Jorgucat, në kryqëzimin që lidh Gjirokastrën me Sarandën poshtë Qafës së Muzinës. Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në një greminë, e për pasojë raportohet paraprakisht se kanë ndërruar jetë 5 pasagjerë. Dyshohet se në automjet ka edhe fëmijë.
Tani po punohet për nxjerrjen e viktimave nga makina, pasi nxjerrja e tyre është e vështire sepse mjeti është përmbysur dhe është shtypur krejtësisht, kur ka përfunduar në greminë. Makina është me targa AA 484 T, furgon tip ‘Ford’, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimave.