2553 rrënjë kanabis janë zbuluar në Malësinë e Madhe pasi ishin mbjellë në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar. Astrit Lumaj 21 vjeç është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e një grupi kriminal.
Policia gjatë kontrollit të territorit ka evidentuar dhe asgjësuar 2553, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin , kapjen dhe arrestimin e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallezim i krimit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.