Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë.