Finalizohet operacioni policor i koduar “Laboratori”, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se pas janë arrestuar. Eva Haruni 34 vjeçe, Elio Agolli 24 vjeç, Ervin Çela 29 vjeç banues në Tiranë të cilët akuzohen për veprat penale kontrabanda me mallrat e tjera, fshehja e të ardhurave dhe mashtrim. Në prangat e policisë ranë edhe Anxhela Spahiu 24 vjeçe dhe Aida Pisli 25 vjeçe të dyja banuese në Durrës, akuzohen për moskallëzim krimi.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19 kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse.