Britney Spears ka shpallur fejesën me të dashurin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja postoi një foto të çiftit duke treguar unazën. Spears luftoi një betejë ligjore për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj 13-vjeçare, e cila kontrollon si jetën e saj personale ashtu edhe financat. Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me Asghari ose të kishte më shumë fëmijë.
Aranzhimi i kujdestarisë u imponua në vitin 2008 kur u ngritën shqetësimet për shëndetin mendor të këngëtares. Menaxheri i tij, Brandon Cohen, konfirmoi lajmin e fejesës për revistën People.
“Çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre të gjatë sot dhe janë thellësisht të prekur nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre,” tha ai. Çifti u takuan në xhirimet e një klipi muzikor në 2016-n.
Asghari, një trajner personal dhe aktor 27-vjeçar, lindi në kryeqytetin iranian Teheran, por u transferua në Los Angeles në moshën 12 vjeçare. Në një intervistë me Forbes në fillim të këtij viti, ai përshkroi mbërritjen në SHBA: “Ishte padyshim një tronditje kulturore, të dilje këtu me një gjuhë krejt tjetër.”
Spears 39-vjeçare është martuar dy herë më parë. Në 2004, ajo u martua me mikun e saj të fëmijërisë Jason Alexander në Las Vegas, por martesa mbaroi shpejt. Më vonë në të njëjtin vit, ajo u martua me balerinin Kevin Federline, me të cilin ka dy fëmijë, çifti u divorcua në 2007-ën.