KOSOVË- Kryesia e LDK-së ka njoftuar se fushata elektorale të mbahet vetëm 5 ditë nga 30 ditë që supozohet të mbahet.
LDK gjithashtu ka sygjeruar që nëse gjendja pandemike përkeqësohet, fushata të mos mbahet fare.
“Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë dixhitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikmëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhet në njoftim.