ANGLI – Statistikat e Ligës së Kampionëve i buzëqeshin Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos pavarësisht faktit se portugezi e udhëheq atë në numrin e kupave të fituara.
Ylli portugez numëron trofe nga 18 edicionet e luajtura (Manchester United 2007-08; Real Madrid 2013-14, 2015-16, 2016-17 dhe 2017-18), ndërsa kapiteni i Kombëtares argjentinase fitoi 4 nga 17 edicionet e luajtura (Barcelona 2005-06, 2008-09, 2010-11, 2014-15).
Lojtari që ngriti këtë trofe së shumti ishte Francisco Gento gjashtë herë me Real Madridin: 1955-56, 1956-57, 1957-58, 1958-59, 1959-60, 1965-66.
SHUME ME SHUME SE GOLAT
Nëse shtojmë golat e të dyve në kompeticion arrijmë 254 gola nga të cilët 219 janë nga loja dhe 35 nga penalltitë.
Messi ka shënuar 120 gola (16 nga penalltitë), duke qenë golashënuesi më i mirë në gjashtë raste, me një mesatare prej një goli çdo 102 minuta dhe 48 sekonda.
MESSI DHE CRISTIANO FC
Nëse të dy lojtarët do të ishin një klub futbolli, me nëntë “trofetë” e tyre do të ishin klubi i dytë me më shumë Champions pas Real Madridit, i cili e fitoi atë trembëdhjetë herë.
Nëse llogariten veçmas, Cristiano do të kishte të njëjtat kupa si Barcelona (pesë), ndërsa Messi do të barazonte me Ajax (katër).
Kur topi fillon të rrokulliset Messi do të jetë 34 vjeç, 2 muaj dhe 21 ditë, ndërsa Cristiano Ronaldo do ta bëjë këtë në 36 vjet, 7 muaj dhe 9 ditë, të dy me dëshirën për ta marrë trofeun edhe një herë.