TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka nisur në orën 18:00 takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me bazën e PD-së. Të pranishëm në sallë janë dhjetëra demokratë, e ndërsa mësohet e i pranishëm është edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Ndërkohë, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka kanë braktisur Bashën në Kuvend dhe i janë bashkuar Sali Berishës.
Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Madje disa deputetë dolën hapur kundër vendimit të Bashës dhe mbështetën Sali Berishën, me argumentin se po mohohej historia e suksesit të kësaj partie.
Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.
Sali Berisha ka treguar se si do të vijojë aksioni i tij.
” Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë, kjo është, nuk ka diskutim, që çfarë më thoshte një demokrat. “Doktor që kur ka ardhur ky njeri, kalon nga plaga në plagë” dhe në këtë rast t’u themi demokratëve se me këtë nuk ka fitore, do e nisja këtë lëvizje. Ai u votua, por unë do thoja këto, humbësi në fitore nuk të çon, habi derën tjetrit, të mos bëhet më ky gabim, është gabim, dhashë dorëheqjen, isha i sigurt që ju çoja fitoren, dhe në një kohë që nuk kisha asnjë probleme, besova se tjetri do ju çonte në dorëheqje”, tha Berisha.