SHBA– 4 astronautë amatorë kanë fluturuar mbrëmjen e djeshme nga Florida, për misionin e tyre privat rreth orbitës së tokës. Anija kozmike e SpaceX u shkëput nga qendra hapësinore Kennedy, në Florida, me ekuipazhin e ‘Inspiration4’, një milioner dhe 3 qytetarë të thjeshtë.
Mediat bëjnë me dije se katërshja do të kalojë 3 ditët në vazhdim në hapësirë , duke u rrotulluar rreth tokës në një lartësi prej 575km. Gjatë këtyre tre ditëve kapsula ‘Dragon’, e cila ofron pamje spektakolare të planetit tonë për turistët hapësinorë, do të rrotullohet rreth tokës 15 herë në ditë.
Fluturimi drejtohet nga miliarderi Jared Isaacman, i cili është i treti që niset drejt hapësirës këtë vit, pas miliarderëve Richard Branson dhe Jeff Bezos. Bashkë me Isaacman janë edhe tre fituesit e ‘lotarisë ’ Chris Sembroski, Sian Proctor dhe Hayley Arceeaux, një e mbijetuar e kancerit të kockave.