Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në qytetin e Kukësit, pas vërshimit të ujit në rrugët e qytetit.
Nga reshjet u përmbytën disa rrugë të qytetit, ndërsa probleme janë shfaqur edhe te ura e Drinit të Zi, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Po ashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë është në pushtetin e ujërave dhe të dheut.