Givanildo Vieira de Souza ose i njohur ndryshe nga gjithë futbolldashësit si Hulk po pret fëmijën e katërt. Futbollisti përveç fizikut dhe mënyrës së lojës do të mbahet mend gjatë dhe për skandalin që e shoqëroi në jetën e tij pasi u divorcua nga gruaja me të cilën kishte tre fëmijë për t’u martuar me mbesën e saj.
Tashmë Hulk do të ketë një fëmijë me gruan e dytë. Ai falenderon zotin për këtë dhuratë teksa thotë se zemra po i rreh fort prej lumturisë.
Hulk në moshën 35-vjeçare është në përmbyllje të karrierës së tij teksa pas aventurave në Japoni, Portugali, Rusi apo Kinë vendosi këtë vit të rikthehet përfundimisht në Brazil te Atletico Mineiro.