KOSOVË-Për të tretën ditë radhazi pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Protestuesit serbë vazhdojnë të protestëjnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.
Që prej ditës së djeshme njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar në kufi dhe qëndrojnë në gatishmëri, megjithëse situate sipas mediave në Kosovë aktalisht paraqitet e qetë.
Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.
Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog. Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”
Situata në kufi për të tretën ditë rradhazi vazhdon të jetë e tensionuar dhe qytetarët serbë kanë mbyllur qarkullimin në Jarinjë.