Është bllokuar për rreth 30 minuta aksi nacional Elbasan- Librazhd , për pasojë u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale Shqiponja për të rinisur qarkullimi. Shkak u bë bllokimi i urës në anë të djathtë të aksit nga njësia mbrojtëse e autoritetit rrugor për arsye sigurie. Kjo urë për më shumë se 30 vitesh ka shërbyer si rrugë lidhëse për banorët e lagjes “ Emin Matraxhiu” me qytetin e Elbasanit . Banorët bllokuan rrugën pa një lajmërim në polici ,pasi sipas tyre edhe ata nuk u njoftuan nga autoritet për bllokimin.
Gjithashtu sikundër duket në pamje prishën edhe barrierën e ngritur. Ata u shprehen se nuk janë kundër rritjes se masave të sigurisë por të krijohen nënkalime, pasi për tu lidhur me Elbasanin apo dërguar fëmijët në shkollë u duhet të përshkojnë më shumë se 4 km.
“Jemi injoruar, jemi 1 mijë familje të injoruar. Si tja bëjmë ne tani? Unë i bie te bëj 2 orë rrugë për të shkuar në qytet, ndërsa nga kjo rrugë për 5 minuta shkoj. Shtet të bëjë mbikalim e nënkalim, jo ta bllokojë, kjo është rrugë që ka qenë ekzistuese që në kohën e Enverit”, u shpreh një banor.
Mësohet se ka qenë drejtoria e policisë se Elbasanit e cila i ka kërkuar ndërhyrje autoritetit rrugor për të bllokuar rrugën, pasi ishte burim aksidenti,ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar bashkisë së Elbasanit të heqë kontejnerët anës rrugës, të cilët gjithashtu ishin burim aksidenti.
Njoftimi i ARRSH