GREQI–Alarmi u dha ditën e sotme në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos ” pasi një avion shfaqi probleme. Avioni, airbus A333 i kompanisë Delta, ishte nisur nga Atlanta drejt Athinës me 248 persona në bord bashkë me ekuipazhin. Teksa ishte në fluturim mbi ishullin grek Kea u vu re nga pilotët që kishte mbi nxehje të frenave.
Avioni njoftoi Kullën e Kontrollit për këtë problem, ndaj Forcat e Brigadës Zjarrfikëse të Athinës dhe ambulancat mbërritën në aeroport por fatmirësisht nuk ishte nevoja për ndihmën e tyre pasi ulja u bë pa problem.