Mësuesja 46-vjeçare, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmje e djeshme në spital në Pogradec, ku shkoi pasi nuk ndihej mirë, ndërsa familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Bashkëshorti i 46-vjeçares, Luan Bazelli thotë se gruaja e tij ishte me shëndet të mirë dhe se në spital kishte vajtur me këmbët e veta. Sipas tij, bashkëshortja ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, teks athekson se ajo vdiq 10 minuta pasi në spital iu bë një gjilpërë.
“Zonja ime ishte me shëndet të mirë,të akuzoj apo jo janë organet qe po merren me çështjen,di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saja, me tension normal, me te tëra. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka patur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën”, tha ai.
46-vjeçarja Anila Bazelli vuante nga astma, ndërsa ende nëse ajo pësoi komplikacione të rënda, duke bërë që të ndërronte jetë.