Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë i ditur mëngjesin e sotëm nga gazetari Erjon Skëndo, i cili zbuloi se gruaja rreth të 30-tave kishte disa ditë që kishte shfaqur komplikacione. Gruaja e cila banonte në Lezhë, kishte mbi 90% të mushkërive të prekura ndërsa në Infektiv ishte e shtruar në reanimacion prej 2 ditësh.
Gruaja nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me Covid-19.
‘Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë”, tha ministria nje dite me pare, ku njoftoi se ne total nga koronavirusi kishin humbur jeten 17 paciente.
Në Shqipëri vdekjet e grave shtatzënë nga Covid kanë qënë të pakta. Në Kosovë ka ndodhur e kundërta, ku nga fillimi i vitit e deri më tani kanë ndërruar jetë gjashtë.