‘Lufta’ brenda Partisë Demokratike duket se po rrit tonin mes demokratëve. Pas akuzave që aktivistja e PD Evi Kokalari ka bërë ndaj kreut të PD-së, deputeti Ervin Salianji ka ironizuar duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike.
Reagimi i kësaj të fundit ka qenë edhe me ironi. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.
“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evo Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.