Një 22-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke shitur kokainë në Tiranë.
” Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë”, njofton Policia.
Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe 2 të tjerë të cilët janë kapur duke shitur kanabis.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve, shtetasi E. Sh, u kap në flagrancë duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat i siguronte nga shtetasi K. R, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e perfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton Policia.