Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e komisioneve për prezencë fizike të deputetëve, pas refuzimit që bëri opozita për zhvillimin e mbledhjeve online.
Palët parimisht ranë dakord për prani fizike dhe tashme anëtarët e komisioneve duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.
Ndërkohë në orën 13.00 Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar në selinë blu, ku do të diskutohet për seancën plenare.