Në puntatën e djeshme në Për’puthen u ndoq takimi mes Mikelës dhe Julit, ku ky i fundit tronditi me rrëfimin rreth fëmijërisë së tij.
Ai tregoi se është dhunuar nga i ati që në moshën 5-vjeçare dhe ka qenë dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj nënës së tij nga të afërmit e të atit. Juli zbuloi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.
Juli: Bullizmi im nis në familje nga babai im, që më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite. Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në cdo hap.
Mikela: Ka qenë dhe mami jot e dhunuar?
Juli: Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu. Kishte shumë gjëra për tu shqetësuar.