TIRANË– Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me kaos, me një trafik të rënduar. Situata paraqitet e njëjtë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës. Në çdo cep të saj ka një varg kilometrik makinash që nuk lëvizin as edhe një metër. Sikur trafiku të mos mjaftonte, shqetësim mbetet edhe boritë e makinave në kor.