Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit aksion për veprat penale në fushën e farmaceutikës. Deri tani flitet për 6 të arrestuar. Kontrolle në 6 depo farmaceutike, bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Raportohet se Policia ka kontrolluar hyrje daljet në doganë por edhe shitjet që janë bërë. Ka rezultuar një dëm shumë i madh ekonomik shtetit.