Prova e radhës në “Big Brother Vip” ka zbuluar shumë të pathëna të të famshme që ndodhen në shtëpi.
I radhës ishte Ilir Shaqiri, i cili ka treguar për tradhtinë, të cilën e quan “çmendurinë e tij më të madhe”. Balerini i njohur thotë se e gjitha nisi si një lojë me një super balerinë, por gjërat më pas u bënë më serioze.
Madje, ai thotë se shkoi deri saqë vendosi të largohej nga shtëpia. Martesa sipas Shaqirit u shpëtua nga e shoqja e tij italiane, e cila me zgjuarsi i dha kohën që ai të reflektonte dhe të bënte zgjedhjen e tij.
‘Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.
‘Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’, tha më tej balerini.