Skenat intime në një film, janë krejt normale sa kohë gjithçka realizohet në mënyrë artistike e profesionale. Kështu është edhe për aktoren e moderatoren, Jonida Vokshi, e cila e pyetur në “E diell” në Top tha se gjithçka varet nga mënyra sesi ndërtohet historia.
“Ashtu sikurse ne në jetën e përditshme, të gjithë çiftet e kanë pjesë të jetës skenën intime, edhe në një film, filmi në fund të ditës është jeta reale. Nëse në një skenar filmi një skenë intime do të ishte e integruar bukur brenda historisë së filmit dhe që vjen natyrshëm, pse jo”, u shpreh ajo duke pranuar se është e gatshme të luaj edhe role të tillë, të cilët tek ne vijojnë të bëjnë akoma bujë ose të komentohen si diçka që thyen tabu.