SHBA– Policia e Gerogias ka arrestuar burrin që dyshohet të ketë kryer vrasjen e një polici. 26-vjeçari, Dylan Harrison u vra jashtë Departamentit të Policisë së Alamo-s, rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës. Mediat amerikane shkruajnë se Harrison, që kishte nisur ditën e parë të punës si polic la pas gruan e tij dhe djalin 6 muajsh.
Damien Ferguson, 43 vjeç, u arrestua mesditën e të dielës, një milje larg vendngjarjes. Në një deklaratë për mediat, shefi i Byrosë së Investigimeve në Georgia, u shpreh se kurrë më parë nuk kishte përjetuar të tillë dhimbje, si kjo e humbjes së jetës së Harrison.
“Si Shefi i Policisë së Alamos, nuk kam përjetuar kurrë më parë dhimbje të tillë si kjo e ndarjes nga jeta e oficerit Dylan Harrison, i cili u vra në qytetin tonë të vogël e të qetë. Atij iu mor jeta vetëm sepse po bënte punën e tij. Përtej dhimbjes që po përjetojmë, ndjej njëfarë krenarie kur shoh të gjithë të mbledhur së bashku për të ndëshkuar këtë padrejtësi,” tha Zanders.
Ferguson u akuzua vrasje dhe përndjekje të policit të ndjerë. Ai u arrestua të dielën dhe autoritetet po kryejnë hetime të mëtejshme.