TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, infektimet nga koronavirusi kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, e ndërsa 9 të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID.
Tirana vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të infektimeve. Rastet pozitive të 24 orëve janë identifikuar në këto bashki:
109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamzë, Vlorë, Berat, 6 në Lushnjë, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.952 qytetarë aktivë, ku 161 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15 pacientë janë në terapi intensive.
Bëhet me dije se janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165.434 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht, numri total i viktimave ka shkuar në 2.777.